"Është biznes, askush nuk flet!"/ Artan Hoxha zbulon pazaret me biletat e ndeshjeve të Kombëtares

30 Mars 2026, 22:50 / POLITIKË ALFA PRESS

"Është biznes, askush nuk flet!"/ Artan Hoxha zbulon pazaret

Gazetari Artan Hoxha, i ftuar në emisionin "Të Paekspozuarit" në MCN TV, ka zbuluar se me biletat e ndeshjeve të Kombëtares bëhet biznes dhe se shiten me çmime stratosferike. 

"Mënyra si Federata trajton biletat. Biletat përdoren për të joshur, po të shohësh, edhe SPAK-u që s'kishte lidhje me futbollin i ke në tribunën VIP.

Çfarë ndodh? Ne inauguronim statdiumin e Elbasanit dhe kishim ndeshje me Danimarkën. Biletat ishin 180 mijë lek. Në Beograd në 2014, bileta më e shtrenjtë në stadium ishte 9 euro. Bileta pas porte ishte 2 euro. Ata vendosi një çmim, i cili është në varësi edhe të jetesës. Ne në Shqipëri, i shpëtoi goja një gazetari të federatës që tha futbolli është për të pasurit, jo për të varfërit.

Në kampionatin europian, biletat kanë qenë 30-40 euro. E di sa i kanë shitur agjencitë? Agjencia i ble biletat, ndeshjet ishin 800 euro deri në 1 mijë euro pas porte. Edhe me këtë bëhej biznes.

Çdo gjë që ku mund të përfitohet diçka është kthyer në biznes. Duke kontrolluar edhe median, nuk ke zëra kundër, prandaj përfundoj unë në gjykatë aty.

Vetëm shiko panelet sportive, në çdo panel ke zyrtarin e Federatës", tha ndër të tjera Hoxha. 

Po ndodh...

ide