“Jam në gjyq se e quajta Dukën sulltan dhe matrapaz”, Artan Hoxha: Po shpopullohet futbolli, mund të luash edhe me 11 të huaj

30 Mars 2026, 22:33 / SPORT ALFA PRESS

“Jam në gjyq se e quajta Dukën sulltan dhe matrapaz”,

Gazetari Artan Hoxha, i ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN TV, u shpreh kritik për gjendjen në futbollin shqiptar. Ai u shpreh se gjithë vëmendja është përqendruar të ekipi kombëtar, por futbolli vendas po shpopullohet nga futbollistët vendas, duke e mbushur me të huaj.

"Problemi i madh që kemi ne është sistemi që kemi ndërtuar. Mund ta mbajë deri në mandatin e 8, Duka edhe po të ikë nuk e lënë se kanë ndërtuar këtë sistem.

Trajneri i Shpresave sa hidhet shorti thotë do të kualifikohemi, por pasi mbaron thotë se detyra jonë është të përgatisim lojtarë për kombëtaren dhe lojtarët për kombëtaren ua marrin shpresave të Kosovës.

Federata Shqiptare e futbollit e mbulon veten vetëm me ekipin kombëtar, ndërkohë që duhet të jetë futbolli vendas, Superliga dhe kategoritë e tjera  është masivizimi i futbollit.

Ne kemi një kampionat që edhe Kosova është 13 vende sipër Shqipërisë. Ne ishin ndër 5 vendet e vetme të Evropës, edhe Gjiblartari e futi një ekip një grupe, edhe Malta, sepse gara dhe kampionati që bëhet këtu nuk prodhon gjë dhe drejtimin e ka Komiteti Ekzekutiv i FSHF-së, që ndryshe nga çdo vend i botës, 30 për qind i ka gazetarë. Pse duhen? Mbrëmë unë isha në një studio për ndeshjen me Poloninë, dhe pa dalë akoma portali i anëtares së Komitetit Ekzekutiv nisi sulmin. Nuk ka media që e kundërshtojnë Dukën, se nuk kanë shanse që të hyjnë në stadium.

Unë jam prej 4 vitesh në gjyq me FSHF-në, dhe me presidentin, sepse atje ka një grup me juristë. Jam në gjyq se e kam quajtur presidentin e FSHF-së, sulltan dhe kam përdorur fjalën matrapaz. Në fakt këtuy kanë të drejtë se janë tregtarë të mëdhenj.

Në kampionatin shqiptar mund të luash me 11 të huaj në formacion. Ne kemi shpopulluar kampionatin shqiptar. Vitin e kaluar u ndeshën Bylis i Ballshit me 2 korrikun e Prishtinës dhe ekipi i Bylis kishte 8 lojtarë të huaj dhe ajo kosovare të gjithë vendas dhe ata janë fidanishte e futbollit të Kosovës”- tha Hoxha.

Po ndodh...

ide