
“Avantazhi ynë ndaj kënetës, gratë dhe vajzat”- Rama: Mëngjesin e 12 majit, Shqipëria do të gdhihet e gjitha e mbuluar me rozë

Kryeministri Edi Rama, duke folur për gratë dhe vajzat, tha se janë në avantazh ndaj opozitës, për përfaqësimin e tyre në parti.
Rama tha se “gratë dhe vajzat, duke e njohur organizimin e PS, meritojnë të quhen komandot e armatës tonë fitimtare në të gjitha qarqet.”
Kreu i qeverisë foli për kontributin e tyre në PS, duke thënë se kanë qëndruar flamurin e fitores. Më tej ai shtoi se “mëngjesin e 12 majit, Shqipëria do të gdhihet e mbuluar me rozë, që është ngjyra e grave dhe vajzave, por edhe e PS.”
Rama: Nëse te gratë dhe vajzat avantazhi ynë ndaj kënetës, avantazhi ynë goxha i madh, te burrat është ndjeshëm më i ngushtë.
Gratë dhe vajzat nuk do ti ndërroja kurrë me mbështetjen e pjesës tjetër, të cilët padiskutim e çmoj shumë siç çmoj çdo shqiptar që na mbështet. Mes dy palëve unë zgjedh gjithmonë të parën, nënat bijat dhe motrat.
Gratë dhe vajzat, duke e njohur organizimin e PS, meritojnë të quhen komandot e armatës tonë fitimtare në të gjitha qarqet.
Flamurin e fitores tonë, që e keni qëndisur me durim, do të mbulojë të gjithë hartën elektorale të 11 majit. Mëngjesin e 12 majit, Shqipëria do të gdhihet e mbuluar me rozë, që është ngjyra e grave dhe vajzave, por edhe e PS.

E djathta mes pasqyrës së Berishës dhe Bashës!
ide


Kolapsi moral dhe politik i PD-së

Nuk mund të serviret më si premtim, ajo ç’ka përbën detyrim
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128