"Baton Stanishiqi, mafia e fjalës së lirë, na krahason me Ramën!"/ Baton Haxhiu i përgjigjet Berishës: E vërteta dhemb...

Baton Haxhiu, i ftuar në emisionin "Të Paekspozuarit" në MCN TV, i është përgjigjur kreut të PD-së, Sali Berisha, i cili e ka klasifikuar analistin si pjesë të "mafia së fjalës së lirë", pas krahasimit që Haxhiu i bëri Berishës dhe Ramës, duke thënë se të dy e shijojnë pushtetin njëlloj.
Haxhiu deklaroi se e vërteta dhemb dhe se Berisha shqetësohet shumë nga e vërteta, ndërkohë që nuk i bën fare përshtypje gënjeshtra, madje lumturohet prej saj.
Haxhiu vijoi të insistojë se Rama dhe Berisha kanë pushtet paralel të ngjashëm.
"Unë kur analizoj opozitën, sidomos njeriun që është që nga viti '92 në një pushtet, herë direkt si President dhe kryeministër, herë në pushtet moral, si opozitë, pastaj kthehet për të kryer misionin si themelues që po e fundo PD, këto karaktere që ndryshojnë rrugës, japin pushtet të gjatë të tjerëve. E shktarron pushtetin e opozitës duke qenë i pafuqishëm. Pa paradigmë, me biznese që janë ndërtuar në kohën e tij, janë në njëfarë mënyre pjesë e kësaj infrastrukture, jetojnë me politikën dhe rreth politikës.
Bizneset nuk i fajësoj se kanë punët e tyre, por raporti i politikës me ta është problem. Raporti i opozitës me bizneset është problem serioz. Kur thith gjëra, të një sistemi paralel që ka pushteti, me një sistem paralel të opozitës që ka Berisha me bizneset është e pamundur të krijohet frymë e re për ndryshimin.
Problemi është që akuzat që vijnë, edhe nga partitë që janë krijuar, koncepti i biznesit të shndërruar në oligark, nuk ekziston. Për mua bizneset janë të pafuqishme të ndikojnë në politikanin e fortë, që është momentalisht, Edi Rama, dhe në një politikan karizmatik me kohë të gjatë, që është Berisha. Unë mendoj se të vetmit oligarkë, janë dy figurat e mëdha politikë metaforikisht po them oligarkë.
Ku e kam hallin? Pse reagoi doktori?
Për arsye se gjithmonë e vërteta e prek esencën, e vërteta është dhimbje. Doktori kurrë nuk reagon kur ka gënjeshtër, por lumturohet. Dorën në zemër, edhe për faktin që kemi një jetëgjatësi në mediume, herë me gabime të vogla apo të mëdha, njohim të gjithë infrastrukturën të biznesit, politike dhe kuluturore, se si funksionojnë dhe ndikojnë.
Ne për faktin që heshtim në momente të caktura nuk do të thotë se nuk e dimë të vërtetën. A jemi fair ndaj publikut jo? Por një të vërtetë e themi, ajo që refuzoj, të komentoj gjërat, kur e pavërteta që shndërrohet në akuzë edhe nga ne në medium, pa argumente të mjaftueshme, na bën ta vuajmë ne.
Ajo që kam vuajtje të madhe, krijimi i mediumeve, nga infrastruktura politike. Të gjithë partitë kanë mediumet e veta për të shkaktuar kakofoni dhe për të mbyllur qarkun e mediave. Ti mund ti shohësh 80 mikrofona para një lideri politike, vëtëm 10 prej tyre kanë ndikim, të tjerat janë dekor i pushtetit edhe visual edhe përmbajtja.
Kjo është dhimbje e madhe. Doktori është arsyeja kryesore. Të tjerët janë arsye e dytë, e tretë, me rradhë. Doktorit mund ti mbaj ligjëratë ndershmërie për atë punë", deklaroi Haxhiu.
Po ndodh...
Berisha dhe vogëlsia e një kryetari, përballë modelit Abdixhiku
ide
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128