
“BE-ja, shumë e dëshiruar që të pranojë anëtarë të rinj”- Rama në konferencë me Presidentin e KiE: Brenda 2027 mbyllim negociatat! Ja apeli për vendet e rajonit

Kryeministri Edi Rama në konferencën e përbashkët me presidentin e KiE, Antonio Costa tha se Shqipëria tashmë është zyrtarisht në tryezën e negociatave.
Kreu i qeverisë shpalosi sërish planin sipas tij ambicioz, që deri në 2027 të kenë mbyllur negociatat.
Rama u shpreh se janë hapur 16 kapituj dhe në ditët në vazhdim do të hapen edhe 8 të tjerë.
Rama: Presidenti i KiE është përsëri në Tiranë dhe sigurisht që kjo është një kënaqësi e vecantë për ne dhe natyrisht edhe personalisht është kënaqësi që të ritakohem me presidentin, i cili është një mik i dashur dhe shumë i mençur.
I dashur Antonio, shumë faleminderit. Ne jemi këtu sot pasi Presidenti ka vizituar të gjithë rajonin dhe është ndalur në Tiranë edhe për faktin se nesër do të jetë i pranishëm në samitin e komunitetit politik evropian.
Diskutuam për të dyja aspektet që na lidhin me KiE dhe BE për aspektin e procesit tonë të rrugës drejt anëtarësimit, që po ecën shumë mirë. Sot Shqipëria është zyrtarisht në tryezën e negociatave, me 16 kapituj të hapur, 8 do të hapen ne ditët në vijim dhe synojmë ti hapim të gjithë brenda vitit.
Sic e kam ndarë, plani i përbashkët me KE është që të arrijmë të mbyllim negociatat në harkun e tre viteve, pra nga 2024 deri në 2027. Është plan ambicioz. BE sot si asnjëherë më parë është shumë i dëshiruar që të pranojnë anëtarë të rinj, bazuar në meritë dhe rezultat.
Aspekti tjetër që folëm me presidentin është ecuria e rajonit, sepse edhe kjo është e lidhur me arsyen pse BE është në gatishmëri për të pranuar anëtarë të tjerë. Unë dëshiroj ti ftoj të gjithë kolegët e rajonit, miqtë e mi që të mos e humbasin këtë moment që historia na e ka sjellë në derë. Ta shfrytëzojmë këtë gatishmëri, pa harruar se historia ka treguar se procesi i zgjerimit mund të përshpejtohet, por edhe të ngadalësohet.

Zgjedhjet nuk i fitoi Rama, i humbi Berisha
ide

Prish shtëpi e bëj kasolle…

Berisha fitoi, ne humbëm!

Pasqyra u ngrit. Por shumëkush nuk deshi të shihte
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128