
“BE kritike për zgjedhjet”/ Gazetari i Reuters pyet Ramën, kryeministri: Ishin shprehje e vullnetit të popullit shqiptar 100%, ka ende nevojë për përmirësime! Nuk jemi Danimarka

Kryeministri Edi Rama mbajti një konferencë të përbashkët me homologen daneze Matte Frederiksen pasditen e sotme, pas punimeve të Samitit të Komunitetit Politik Evropian.
Një prej gazetarëve të Reuters pyeti Ramën për zgjedhjet e 11 majit, referuar edhe një deklarate të BE-së se ato u zhvilluan në një fushë të pabarbaratë.
Rama u përgjigje se deklarata e BE-së përshëndeti zgjedhjet shqiptare.
Aty adresohen disa problematika, por ka përmirësime, pasi zgjedhjet zhvillohen më mirë se më parë.
Rama: Më duhet të them që ajo çfarë citohet, janë pak fjali të një deklarate shumë më të gjatë që përshëndeti zgjedhjet shqiptare. Dhe ju është referuar akuzave për raportin paraprak, dhe raportet paraprake hartohen që të kontrollohen më tej dhe të ballafaqohen me prova. Zgjedhjet shqiptare janë shprehja e vullnetit të popullit shqiptar 100%. Çfarëdo që është e nevojshme të përmirësohet, do trajtohet. Procesi zgjedhor nuk është ende si në Danimarkë, por shumë më mirë se ç’ishte dhe në pajtim me standardet e OSBE ODIHR.

Kauza ishte dhe është e drejtë!
ide
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128