
Samiti i Komunitetit Politik Evropian/ Rama në konferencë me kryeministren e Danimarkës: Përfaqësojmë një treg 600 milionësh, ta shndërrojmë këtë potencial në rezultate pozitive

Kryeministri Edi Rama, në një konferencë të përbashkët me kryeministren daneze Mette Frederiksen pas përfundimit të Samitit të Komunitetit Politik Evropian në Tiranë, theksoi rëndësinë e diskutimeve të zhvilluara mes vendeve anëtare dhe joanëtare të BE-së mbi të ardhmen e kontinentit.
“U mblodhëm bashkë anëtarë të BE-së dhe joanëtarë për të zhvilluar një diskutim të rëndësishëm, intensiv dhe të hapur mbi një Evropë të re në një botë të re, që ishte edhe titulli i këtij Samiti,” u shpreh Rama.
Kryeministri vuri në dukje se samiti solli një “përkushtim të ripërtërirë” ndaj parimeve dhe vlerave evropiane. Ai theksoi rëndësinë e mbrojtjes së qytetarëve dhe të ardhmes së përbashkët, duke investuar më shumë në novacion dhe në fusha që përfshijnë si vendet brenda BE-së ashtu edhe ato që nuk janë ende pjesë e saj apo nuk do të jenë kurrë.
“Në fund, pati përfundime shumë interesante që do të çohen më tej nga pala daneze. Vendosëm gjithashtu krijimin e një skuadre bashkërenduese të Komunitetit Politik Evropian, nën kujdesin e zyrës së Presidentit të Këshillit Evropian,” tha Rama.
Duke u ndalur te dimensioni ekonomik, ai nënvizoi rëndësinë e bashkëpunimit rajonal dhe evropian: “Së bashku përfaqësojmë një treg 600 milionësh me një potencial masiv. Na takon ta shndërrojmë këtë potencial në rezultate pozitive për njerëzit tanë dhe për komunitetin e vendeve me mendësi të përbashkët.”

Kauza ishte dhe është e drejtë!
ide
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128