Berisha shkon në SPAK në zbatim të masës detyrim paraqitje

4 Maj 2026, 10:22 / POLITIKË ALFA PRESS

Berisha shkon në SPAK në zbatim të masës detyrim paraqitje

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha është paraqitur paraditen e kësaj të hëne në Prokurorinë e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) në zbatim të masës detyrim paraqitje në kuadër të dosjes “Partizani”.

Ai shoqërohej nga avokati i tij, Genc Gjokutaj.

Sali Berisha akuzohet se në cilësinë e kryeministrit të kohës, ka ndërmarrë veprime konkrete në miratim ligjesh dhe aktesh nënligjore, ku përfitues ishte edhe dhëndri i tij, Jamarbër Malltezi për ndërtimin e pallateve në truallin e ish-kompleksit sportive Partizani.

Edhe Malltezi është nën akuzë për korrupsion, por edhe për pastrim parash.

Sipas SPAK, ai ka përfituar të ardhura në vlerën e 5.4 milionë eurove nga një biznes ndërtimi në mënyrë të parregullt falë vendimeve të qeverisë të marra nga vjehrri i tij.



Po ndodh...

Nga Bato Kosova 16:37 EDITORIAL

Sali Llapa

Nga Bato Kosova

ide