Berisha urdhër kandidatëve: Nxirrni video dhe bëni status në Facebook që unë mund të udhëtoj në SHBA tani

8 Maj 2025, 14:47 / POLITIKË ALFA PRESS

Berisha urdhër kandidatëve: Nxirrni video dhe bëni status në

Sali Berisha, u ka dërguar një urdhër të gjithë kandidatëve të PD-së, duke kërkuar që të reagojnë publikisht lidhur me lajmin e një gazetari amerikan, sipas të cilit, në Departamentin Amerikan të Shtetit i kanë thënë që kryedemokrati mund të udhëtojë drejt SHBA, pavarësisht se është non grata.

Në një mesazh të brendshëm të shpërndarë në strukturat e partisë, Berisha ka theksuar: “NJOFTIM I RËNDËSISHËM Të gjithë kandidatët duhet të publikojnë një video dhe një status në Facebook, duke përshëndetur ndryshimin në qëndrimin e Departamentit Amerikan të Shtetit ndaj vendimit të padrejtë për Partinë Demokratike!

Përcilleni ju lutem!”