“Berishën e mban Rama me para”/ Salianji: Është i lidhur me grupe të krimit të organizuar, ka probleme më të mëdha me Drejtësinë

4 Maj 2026, 17:04 / POLITIKË ALFA PRESS
“Berishën e mban Rama me para”/ Salianji: Është

Ish-deputeti demokrat, Ervin Salianji ka deklaruar ditën e sotme se kryeministri Rama mban me para Kreun e PD-së, Sali Berisha. Gjatë një interviste për Klan News, ai tha se Berisha është i lidhur me grupe të krimit të organizuar dhe që i përdor këto grupe për influencën e tij politike. 

Sipas tij, Berisha mban në pushtet Edi Ramën, ndërsa Rama i jep Berishës paratë, lejet, koncesionet edhe mbrojtje të caktuara. 

Salianji tha se Berisha ka krijuar komisionin për të përzgjedhur kandidatët, ka përjashtuar kandidatët e tjerë, ka caktuar listat zgjedhore dhe ka përdorur burimet financiare të Partisë Demokratike për të bërë aktivitete dhe është vendosur të jetë kandidat i vetëm.

“Sali Berisha ka probleme më të mëdha me drejtësinë. Me këtë drejtësi, se për gjykatat ndërkombëtare, e kam nxjerrë sot vendimin e gjykatës britanike, që qartësisht në vendim e shpreh që Sali Berisha është i lidhur me grupe të krimit të organizuar dhe që i përdor këto grupe për influencën e vet politike, pra edhe këtë le ta vendosnin, por nuk e pengon as ligji, as statuti i partisë që të kandidosh në parti politike me këtë dënim. 

Realisht ne jemi në regjimin Rama-Berisha. Berisha mban në pushtet Edi Ramën, Rama i jep atë për të cilin Sali Berisha shet edhe shpirtin: paratë, lejet, koncesionet edhe mbrojtje të caktuara. Se thoshte sot, për shembull, që Lul Bravën e mbante Edi Rama peng me disa dosje. Po ky ka 100 dosje, po të jetë për atë punë, i ka dosjet kapicë. Sot Sali Berisha është i kapur nga Edi Rama.

Unë do të kandidoj dhe e mund Sali Berishën. Dhe po e them prap. Me garë unë e mund. Këtu nuk jemi në një proces politik, jemi në një proces administrativ, ku Sali Berisha ka krijuar komisionin për të përzgjedhur kandidatët, ka përjashtuar kandidatët e tjerë, ka caktuar listat zgjedhore, ka përdorur burimet financiare të Partisë Demokratike për të bërë aktivitete dhe është vendosur, ashtu sikurse Kim Young Un, të jetë kandidat i vetëm. Rast unik në Europë ku një kryetar partie, sidomos në opozitë, kandidon i vetëm. Rast i parë në botë dhe do t’i ftoj ata të Guinness-it ta regjistrojnë, që një kryetar opozite krijon autokraci partiake dhe qëndron prej 36 vitesh në krye të një partie kur humbet”, tha Salianji për Klan News.

Po ndodh...

Nga Bato Kosova 16:37 EDITORIAL

Sali Llapa

Nga Bato Kosova

ide