“Rama mbron shokët e 7x7=313, jo qytetarët”, Basha: E paimagjinueshme të luftosh korrupsionin me Metën dhe Roshin.Vetëm numri 4 është zgjidhje

5 Maj 2025, 17:50 / POLITIKË ALFA PRESS

“Rama mbron shokët e 7x7=313, jo qytetarët”, Basha: E

Drejtuesi i Koalicionit Euroatlantik, Lulzim Basha, ka folur në Report TV me gazetarin Arbër Hitaj, edhe për kontratën e lobimit të Sali Berishës me vlerë 6 milionë dollarë.

Gjithçka bëhet për të fshehur të vërtetën, - u shpreh Basha. - E gjitha kjo ishte një përpjekje për t'i mbivendosur hallin personal Partisë Demokratike.

"Kostoja e kësaj ka ndikuar te aktiviteti opozitar, te aftësia për të qenë të bindshëm dhe të besueshëm dhe te marrëveshjet e hapura dhe të fshehta midis zotit Rama dhe zotit Berisha." - tha më tej drejtuesi i Koalicionit Euroatlantik, Basha.

"Prandaj e them që më 11 Maj njerëzit do të zgjedhin për veten e tyre. Sigurisht në qoftë se votojnë numrin 5, do të votojnë shokët e Edi Ramës nga 7×7=313, në qoftë se votojnë numrin 1, është një votë për të nxjerr Ilir Metën dhe për ta bërë deputet. Se si të luftosh korrupsionin në këtë mënyrë, është absurde, është e paimagjinueshme. Ndaj dhe zgjedhja e vetme e drejtë, është të ndëshkohen ata që Shqipërinë e kanë kthyer në një vend, ku paratë e qytetarëve në vend që të kthehen në pensione dhe rroga më të larta, në çmime të arsyeshme me një kosto jete të përballueshme dhe në investime për rininë, i kanë përvetësuar ato. Thirrja ime më e veçantë është për socialistët e ndershëm, jo për ata të 7×7=313, për ata që e dinë, si shumica e shqiptarëve, se vetëm bukën e gojës, për të arsimuar fëmijët e tyre, që besojnë te modeli i meritës, i arsimimit, i përgatitjes së fëmijëve të tyre dhe që, për fat të keq, votën për Edi Ramën, e kanë parë rë shndërruar për një grup njerëzish që nuk i mbyllin dot paratë nëpër bodrume, ndërkohë që njerëzit nuk mbyllin dot muajin apo nuk bëjnë dot pushime. Ka një alternativë për ata. Alternativa është Koalicioni Euroatlantik, një alternativë e cila ndërtohet mbi shpresat dhe mbi pritshmëritë e të gjithë shqiptarëve." - tha më tej Lulzim Basha.

 

Po ndodh...