“Gjin Gjoni dërgoi persona të armatosur në lokalin e kandidates socialiste...”/ Ja çfarë denoncon kryetari i PS në Lezhë

5 Maj 2025, 17:39 / POLITIKË ALFA PRESS

“Gjin Gjoni dërgoi persona të armatosur në lokalin e

Kryetari i PS në Lezhë, Ermal Pacaj, si dhe kandidat i socialistëve për deputet, ka denoncuar publikisht një ngjarje të paprecedentë të ndodhur mbrëmjen e kaluar në Lezhë.

Pacaj deklaron se disa persona të armatosur, me porosi të kandidatit të PD për deputet në Lezhë, Gjin Gjoni kanë shkuar në lokalin e babait të kandidates së PS, Klotilda Ndreca, dhe kanë kërcënuar familjarët se do të merren peng.

"Në pronën e babait të kandidates sonë për deputete, njerëz të armatosur janë paraqitur duke kërcënuar se do ju marrim peng kryetarin e PS dhe babanë e kandidates për deputete. I jemi drejtuar instance shtetërore, duhet të marrin masa. Çdo natë militantë të PD qarkullojnë orëve të vona, pa arsye, për të gjurmuar dhe krijuar alibinë e tyre të humbjes për zgjedhjet e 11 majit. Është depozituar kallëzimi”, tha Paci.

Pacaj ka vazhduar me denoncimet duke thënë se Gjoni ka dalë në terren dhe po intimidon votuesit duke “përhapur akuza të pabazuara ndaj drejtuesve të PS në zona të ndryshme, përfshirë disa drejtues shtabesh, duke i akuzuar ata për blerje votash.”

Pas paraqitjes së denoncimit në DVP Lezhë, Pacaj deklaroi se PS do t’i drejtohet edhe zyrës së vëzhguesve të OSBE-së, për të informuar mbi situatën dhe për të kërkuar vëzhgim më të rreptë të fushatës.

Burime nga Policia konfirmojnë se dy persona janë shpallur në kërkim në lidhje me ngjarjen e ndodhur mbrëmjen e kaluar në Dajç të Lezhës:

"Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Lezhë referuan materialet në Prokurori dhe shpallën në kërkim shtetasit Xh. S., 27 vjeç dhe I. Gj., 40 vjeç, si autorë të dyshuar për veprat penale “Kanosja apo dhunimi i pjesëmarrësve në zgjedhje” dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit” .  

Shpallja në kërkim e tyre u bë pasi rreth orës 23:25 të datës 04.05.2025, shtetasit E. N. dhe D. N. njoftuan Sallën Operative të Policisë së Lezhës, se fillimisht automjeti me të cilin lëviznin, ishte ndjekur nga 2 automjete të tjera, dhe më pas në fshatin Dajç, ishin kanosur me armë, nga shtetasit që udhëtonin me dy automjetet, për pretendime që lidhen me fushatën elektorale të motrës së tyre, kandidates për deputete të qarkut Lezhë, shtetases K. N.

Menjëherë pas njoftimit, shërbimet e Policisë nisën hetimet, me qëllim zbardhjen e autorësisë dhe rrethanave të rastit. Nga veprimet hetimore të deritanishme dyshohet se autorë të kanosjes janë shtetasit Xh. S., 27 vjeç dhe I. Gj., 40 vjeç.  Shërbimet e Policisë vijojnë intensivisht punën për kapjen e tyre. Gjithashtu, në drejtimin e Prokurorisë së Lezhës, po kryhen hetime për të zbardhur dhe dokumentuar me prova ligjore të gjitha rrethanat e këtij rasti". 

Disa ditë më parë kandidati demokrat Gjin Gjoni është përplasur dhe me kryebashkikaun e Lëzhës, Pjerin Ndreu.

 

Po ndodh...