Rama në Pogradec: Mos e hidhni votën prej forcës së zakonit në kënetë

5 Maj 2025, 17:16 / POLITIKË ALFA PRESS

Rama në Pogradec: Mos e hidhni votën prej forcës së zakonit

Kryeministri Edi Rama ishte pasditen e sotme në takimin e radhës elektoral me socialistët për zgjedhjet e 11 majit.

Rama në fjalën e tij u bëri dhe thirrje demokratëve të mos e çojnë votën dëm për Partinë Demokratike, ose kënetën. Sipas tij, zgjedhja është mes Shqipërisë në BE dhe një politikani të lashtë prapë në gropë.

Rama: Nuk duhet që një votë për kuvendin, mes Shqipërisë me BE në Evropë dhe Shqipërisë me një politikan të lashtë dhe të dëshpëruar prapë në gropë. Të bëjnë jo atë prej forcës së zakonit drejt kënetës, ose ti bashkohen pesës.

Ti bashkohen që ti japin Shqipërisë fuqi që në negociatat me BE-në, kemi bërë përpjekje për rivendosjen e identitetit tonë evropian. Nga një vend dhe një emër shqiptarët që nuk e merrnin seriozisht kemi sot marrëdhënie ku ata na respektojnë dhe na vlerësojnë. Na kanë dhënë afat 3-vjeçar 2027-ën. BE është një shtëpi të pasurish dhe nuk e mbajnë derën hapur.

 

Po ndodh...