
“I pashpresë, lufton si i mbyturi pas fijes së barit”/ Rama për Berishën: Është në hall shumë të madh, për të hequr damkën në ballë nxori 6 milionë dollarë

Kryeministri Edi Rama, gjatë takimit elektoral në Pogradec, është shprehur se Sali Berisha është në hall shumë të madh, teksa tha se për të hequr non gratën ka dhënë 6 milionë dollarë.
Rama e cilësoi kreun demokrat të pashpresë dhe të dëshpëruar, që lufton si i mbyuri pas fijes së barit.
“Ky (Berisha) është në një hall shumë të madh. A e keni parasysh kur thoshte në vuri non gratën Edi Rama me Sorosin. Po ky pse nuk e hoqi non gratën? Për të hequr atë damkën në ballë nxori 6 milionë dollar. 7 herë 7 vajtën 6 milionë. Nga i nxori, ku i gjeti. Këto janë probleme të mëdha që flasin për një njeri të pashpresë, të dëshpëruar. Që Lufton si i mbyturi që kapet pas fijes së barit. Por nuk mund të lejojmë q të bëhet i mbyturi që mbyt. Kjo vlen për demokratët. Duke votuar për 5-sën e ndihmojnë të shkojë në shtëpi, nuk e lënë akoma rrugëve”, tha Rama.

E djathta mes pasqyrës së Berishës dhe Bashës!
ide


Kolapsi moral dhe politik i PD-së

Nuk mund të serviret më si premtim, ajo ç’ka përbën detyrim
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128