U padit për shpifje për akuzat ndaj KESH, GJKKO merr vendimin për Gazment Bardhin!

5 Maj 2025, 17:26 / POLITIKË ALFA PRESS

U padit për shpifje për akuzat ndaj KESH, GJKKO merr vendimin për

Gjykata e Posaçme ka shpallur të pafajshëm kreun e Grupit Parlamentar të PD-së, Gazment Bardhi, i cili ishte paditur për shpifje, lidhur me akuzat që ai kishte bërë lidhur me abuzimet në shit-blerjen e energjisë elektrike.

Bardhi denoncoi më 18 tetor të vitit të kaluar në SPAK dhe më pas në një konferencë për shtyp abuzimet e kompanive KESH sh.a., dhe OSHEE Group sh.a., të cilat kapnin vlerën e 180 milionë euro.

Sipas Bardhit, përgjegjësja kryesore për vjedhjet dhe abuzimet në sektorin e energjisë është zv.kryeministrja Belinda Balluku dhe vartësit e saj që drejtojnë kompanitë publike.

Bardhi shpjegoi edhe rolin e Belinda Ballukut në atë që e konsideroi, një “aferë abuzimi prej miliona eurosh”.

“Ministrja e Energjisë është Kryetare e Asamblesë së Përgjithshme të KESH-it, personi përgjegjës që firmos për shpenzimet dhe bilancet e kompanisë. Pa miratimin e Belinda Ballukut, skema okulte e shitblerjes së energjisë jashtë bursës dhe abuzimi me miliona euro do të ishte ndalur. Ministrja e Energjisë, si kryetare e Asamblesë së Përgjithshme të KESH-it nuk ka marrë asnjë masë për të ndaluar praktikën e paligjshme të shitblerjes së energjisë jashtë bursës, me një dëm të frikshëm prej gati 16 milionë euro vetëm për periudhën e analizuar nga ana jonë”, theksoi ai aso kohe.



Po ndodh...

ide