“E gjithë Shqipëria ka dalë në rrugë”, gazeta e madhe gjermane: Shqiptarët kërkojnë dorëheqjen e Ramës

23 Qershor 2026, 13:42 / POLITIKË ALFA PRESS

“E gjithë Shqipëria ka dalë në rrugë”,

Mediat gjermane i kanë kushtuar vëmendje protestave të zhvilluara në Shqipëri, duke raportuar se vendi po përballet prej javësh me demonstrata të vazhdueshme të lidhura me një projekt turistik në zonën e Zvërnecit.

Sipas artikullit, që nga fundi i muajit maj, mijëra qytetarë kanë dalë në rrugët e Tiranës dhe qyteteve të tjera për të kundërshtuar ndërtimin në Zvërnec. Protestuesit kanë organizuar tubime dhe marshime të shumta, ndërsa në një prej tyre rrëzuan barrierat në plazhin e Kakomesë, duke brohoritur: “Plazhet i përkasin popullit, jo oligarkëve”. Pamjet nga protesta janë shpërndarë gjerësisht në rrjetet sociale.

Prej 21 ditësh Shqipëria po ‘zihen’, një resort luksoz i Trump në një zonë të mbrojtur natyrore ka nxjerrë një vend të tërë në rrugë.

Që nga fundi i muajit maj, dhjetëra mijëra njerëz dalin çdo ditë në rrugët e kryeqytetit shqiptar. Shkaku është një resort luksoz me vlerë miliarda dollarë, të cilin Ivanka Trump dhe bashkëshorti i saj, Jared Kushner, po planifikojnë ta ndërtojnë së bashku me një investitor shqiptar në bregdetin jugor të vendit – pikërisht në mes të një zone të mbrojtur natyrore.

Projekti parashikohet të ndërtohet në Zvërnec, rreth 150 kilometra në jugperëndim të Tiranës, në një nga zonat e fundit bregdetare të paprekura të Adriatikut shqiptar, e njohur si habitat ku shumohen flamingot. Demonstruesit rrëzuan barrierat në plazhin e Kakomesë dhe brohoritën: “Plazhet i përkasin popullit, jo oligarkëve.” Pamjet u përhapën me shpejtësi në internet. Ajo që ndodhi më pas habiti edhe vëzhguesit më me përvojë – videoja tregon se si situata është përshkallëzuar në mënyrë dramatike që nga ajo kohë.

Procedime penale dhe thirrje për dorëheqje: Deri ku do të shkojë qeveria shqiptare?

Protestat, të cilat tashmë njihen si “Revolucioni i Flamingove”, prej kohësh kanë tejkaluar çështjet e mbrojtjes së mjedisit. Demonstruesit kërkojnë ndalimin e menjëhershëm të ndërtimit, por edhe dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama, i cili qeveris vendin prej 13 vitesh dhe e mbron me forcë projektin.

Autoritetet shqiptare kanë nisur procedime penale ndaj dhjetëra protestuesve, ndërsa së fundmi janë hapur çështje edhe ndaj 27 personave të tjerë. Gjithashtu, janë kërkuar edhe urdhër-arreste.

Gjithçka nisi në fund të majit me përleshje mes policisë dhe protestuesve në një plazh në jug të Shqipërisë. Ajo që pasoi ka befasuar edhe vëzhguesit më me përvojë: çdo ditë mijëra njerëz mbushin rrugët e Tiranës, duke krijuar një lëvizje proteste që ka tërhequr vëmendjen e mbarë Evropës – “Revolucionin e Flamingove”.

Madje, shumë shqiptarë që jetojnë jashtë vendit kanë udhëtuar posaçërisht drejt atdheut për t’iu bashkuar protestave. Fundjavën e kaluar u mblodh numri më i madh i pjesëmarrësve që nga fillimi i tyre.

Po ndodh...