“Edhe në SHBA po flitet për ju.../ "Strategu" LaCivita frymëzon "online" PD-në: Ja fati që ju pret në 11 Maj!

1 Maj 2025, 15:27 / POLITIKË ALFA PRESS

“Edhe në SHBA po flitet për ju.../ "Strategu" LaCivita

Në një bashkëbisedim online për të frymëzuar kandidatët, "strategu" i fushatës së PD-së, Chris LaCivita, është shprehur se edhe në SHBA po flitet për zgjedhjet në Shqipëri.

Gjithashtu LaCivita është shprehur se “votuesit e pavendosur janë ata që, në këtë moment, do të vendosin fatin e zgjedhjeve”.

LaCivita: Po, ka. Ka një ndërgjegjësim edhe në Shtetet e Bashkuara për zgjedhjet që po vijnë në Shqipëri. Por lajmi i vërtetë, gjithsesi, do të bëhet kur të fitojmë dhe të mposhtim Edi Ramën.

Mendoni pak këtë : nëse do të kishit një bilanc kaq të dështuar sa ai i Edi Ramës, a do të donit të flisnit për të?

Kjo është një pyetje e mirë. Besoj se disa prej këtyre gjërave tashmë i keni parë të ndodhin në të gjithë vendin përmes mesazhit tonë. Ju nuk mund t’u besoni sondazheve të mediave shtetërore. Ne ato në Amerikë i quajmë “lajme të rreme”. Ato kanë një qëllim të caktuar. Qëllimi i tyre është të krijojnë perceptimin se Edi Rama do të fitojë, por ai nuk do të fitojë. Është shumë e rëndësishme që të mos i marrim parasysh gjëra të tilla.

Shikoni, ne e kuptojmë që kandidatët individualë kanë një rol shumë të rëndësishëm në këtë fushatë. Zgjedhja juaj do të vendosë skenën për fitoren e Dr. Berishës. Dhe është shumë e rëndësishme që mesazhi që përcjellim të jetë i njëjtë, në të gjithë vendin.

Unë gjithashtu, nuk dua ta lë pa thënë këtë: çdo kandidat, në këto 10 ditët e fundit, duhet të trokasë në derën e çdo qytetari që jeton në zonën e vet. Ju mund t’ju premtoj ju që kontakti derë më derë, person më person, është mënyra më efektive për të bindur dikë të votojë për ju. Mos ndaloni së punuari deri në momentin kur mbyllen qendrat e votimit. Duhet të përfitoni nga çdo orë e mbetur.

Mos ndaloni së punuari deri sa të mbyllen kutitë e votimit. Ju duhet të përfitoni nga çdo minutë të vlefshme që ju ka mbetur.

Dhe ajo që ju sfidoj ju të gjithëve këtu të bëni në këto dy javët e fundit, deri në Ditën e Zgjedhjeve, është të caktoni një numër personash në zonën tuaj të votimit që doni t’i sillni më shumë, përveç atyre që tashmë i keni të sigurt. Mos harroni, kjo është thjesht matematikë, dhe ka të bëjë me të nxjerrurit e më shumë njerëzve për të votuar.

Kur Presidenti Trump u qëllua në korrik, ai e bëri të qartë se çfarë donte nga amerikanët: të luftonin, të luftonin, të luftonin. Dhe sinqerisht, kjo është pikërisht ajo që shqiptarët duhet të bëjnë. Ju duhet të luftoni, duhet të tregoheni të merrni pjesë në zgjedhje, dhe nëse e bëni këtë, do të fitoni.

Mezi pres momentin që të takohemi së shpejti. Ju uroj shumë fat dhe punoni shumë, shumë fort. Faleminderit!