Veliaj në burg, Bushka: Erioni mua më mungon, pres që të sqarohet dhe të jetë aktiv...

1 Maj 2025, 15:09 / POLITIKË ALFA PRESS

Veliaj në burg, Bushka: Erioni mua më mungon, pres që të

Deputetja e Partisë Socialiste, Klotilda Bushka, ka folur sot për mungesën e Erion Veliaj në fushatën elektorale, pas arrestimit të tij disa muaj më parë nga SPAK.

Bushka është shprehur se vetë asaj personalisht, por edhe shokëve të partisë, i ka munguar në fushatë.

Klotilda Bushka: Ne jemi një ekip shumë i madh në terren. Mua personalisht Erioni më mungon, si mik si shok, si një shok partie, si një mbështetës jo vetëm i imi por i të gjithëve, sa herë kemi fushatë dhe jo vetëm, sa herë që kemi problematika me qytetarët, kemi ndjerë gjithmonë mbështetjen e Bashkisë dhe të Erionit.

Erioni nuk mungon, Erioni është kudo, në çdo shkollë, kopsht, në çdo lagje, komunitet ku ai ka qenë prezentë si në njësinë 3. Unë pres që të sqarohen çështjet, të jetë aktiv, por fushata ecën, ekipi është duke punuar.

Pavarësish ndjesive personale, të mungesës së një shoku, miku, bashkëpunëtori partie, ndihet prezenca më punët që ai ka bërë, qytetarët i vlerësojnë mundin që ai ka bërë dhe të gjithë rezultatin që ka dhënë Bashkia në drejtim të tij.

 

ide