“Edhe unë do revoltohesha po të më thoshin se shteti po fal tokën”, Rama në konferencë për protestën në Zvërnec

1 Qershor 2026, 10:16 / POLITIKË ALFA PRESS

 

“Edhe unë do revoltohesha po të më thoshin se shteti po fal

Kryeministri Edi Rama pak momente më parë ka nisur lidhjen live për mediat duke dhënë komentin e tij për trazirat e krijuara ditët e fundit lidhur me projektin e investimit në Zvërnec.

Rama: Dua ta nis me një mesazh të drejtpërdrejte për ata që janë revoltuar dhe janë rreshtuar edhe kundër meje personalisht, pas aktit të neveritshëm të tërheqjes zvarrë të protestuesit në Zvërnec. Ju kam lexuar e dëgjuar, madje iu siguroj që edhe unë do revoltohesha e rreshtohesha kundër qeverisë dhe kryesisht ndaj kryeministrit.

Sepse do më dukej e tmerrshme që dosa rojë private në sytë e policisë, të ulërinin si kafshë dhe të merrnin si kafshë nga jashtë Brenda, një njeri, ta tërhiqnin zvarrë e më pas policia të thoshte që u fut vetë, në vend që ti kishte arrestuar në vend ata.

Ju mirëkuptoj dhe mbase duke patur parasysh se çfarë kam bërë kur isha në anën tjetër të barrikadës, do kisha bërë dhe më keq se ju. PO të më thoshin se ajo tokë është e shtetit dhe se shteti po i’ua fal të huajve.

 

Po ndodh...