Kërkohet largimi i Ramës dhe Berishës/ Protestë madhështore jo partiake para kryeministrisë: Jep dorëheqjen!
Ka nisur protesta e dytë radhazi në Tiranë, në mbrojtje të Zvërnecit. Mijëra qytetarë janë mbledhur fillimisht para Ministrisë së Brendshme dhe më pas marshuan në këmbë drejt Kryeministrisë. Ata thërrasin “dorëheqje”, duke kërkuar largimin e kreut të qeverisë.
Qytetarët mbajnë në duar pankarta ku shkruhet “Shqipëria nuk është në shitje”, “Anulo projektin” apo edhe slogane të drejtpërdrejta politike si “Rama në burg, Berisha në burg”. Protestuesit fajësojnë të dy krahët e politikës për atë që po ndodh në Zvërnec.
Një ditë më parë mijëra qytetarë iu përgjigjën thirrjeve në rrjetet sociale për të protestuar në kryeqytet. Një tubim marashim që nisi te Drejtoria e Policië së Tiranës, vijoi drejt Ministrisë së Brendshme dhe përfundoi para Kryeministrisë.
Po ndodh...
Kuvendi i izolimit të madh të Sali Berishës
ide
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128