“Nesër më shumë”, qytetarët njoftojnë tubimin e radhës kundër ndërtimeve në Zvërnec

Ka përfunduar protesta e qytetarëve që kundërshtojnë projektet e ndërtimit në zonën e Zvërnecit. Ata kanë paralajmëruar vijimin e protestave edhe në ditët në vijim, në Tiranë.
Nga Bulevardi “Dëshmorët e Kombit”, pjesëmarrësit përcollën mesazhin “Nesër më shumë”, duke njoftuar tubimin e ri të martën në orën 18:00 para Kryeministrisë.
Gjithashtu, një nga momentet simbolike të tubimit ishte ndezja e blicave të telefonave celularë nga protestuesit në Bulevard, në shenjë sensibilizimi dhe mbështetje për kauzën të cilën tanimë ata e kanë nisur dhe po e çojnë përpara.
“Shqipëria nuk është në shitje”, “Anulo projektin” apo edhe slogane të drejtpërdrejta politike si ““Rama në burg, Berisha në burg”; “Ik në katund”; “Hajde protestoi, ka kafe falas, çohu nga kafja”, janë këto disa nga pankartat pikante që qytetarët mbajtën në duar .
Protestuesit, të organizuar nga shoqëria civile dhe ambientalistë, fillimisht kanë rrethuar Ministrinë e Brendshme me tel me gjemba, duke shprehur indinjatën e tyre.
Më pas ata marshuan drejt Kryeministrisë, ku dhe kërkuan një zëri duke brohoritur dorëheqjen e kreut të qeverisë.
Po ndodh...
Kuvendi i izolimit të madh të Sali Berishës
ide
Ti vetëm ik!
Një protestë kundër arrogancës së Ramës dhe agonisë së Berishës
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128