Çështja gjyqësore për shpifje, mbahet në GJKKO seanca për Erion Braçen

Ka nisur në GJKKO procesi me palë nën akuzë deputeti Erjon Brace dhe i dëmtuar Anduel Çekrezi, për një çështje gjyqësore që lidhet me shpifjen, pas deklaratave publike dhe postimeve në rrjetet sociale të deputetit lidhur me një konflikt pronësie në zonën e Imshtës, në Lushnjë.
I pranishëm prokurori i çështjes Ols Dado.
“Ky proces gjyqësor nuk ka lindur si debat politik. Viktima nuk paraqitet si figurë publike por si një qytetar qe kërkon të ushtrojë të drejtat e tij. Në një shoqëri demokratike si kjo e jona, qytetari duhet të mbrohet dhe kur prirja është që deklarimet e një deputeti mbështeten në fakte të provuara. Zoti Anduel Çekrezi dhe vëllai i tij disponojnë tituj të plotë pronësie, të lëshuar nga institucionet shqiptare dhe të pagoditura në gjykatë. I akuzuari deklaron se IMSH ka dalë pronari, se pronarët marrin tokën e lumit dhe kjo është një akuzë diskriminuese. Krijohet narrativa se Çekrezi nuk është pronar por përfitues i pronës publike. Deklarimi rezulton i pavërtetë“, tha avokati i Anduel Cekrezit.
Avokati i Çekrezit kërkoi nga nga gjykata deklarimin fajtor të Erion Braçes.
Po ndodh...
ide
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128