
“Fal gjoba se ka frikë nga vota”, Basha: I jemi drejtuar SPAK, mos u mashtroni nga ai që premtoi legalizimi falas dhe ju shkatërroi shtëpitë

Drejtuesi i Koalicionit Euroatlantik, Lulzim Basha, deklaroi në emisionin “LOG” në News24 se është depozituar zyrtarisht në SPAK kallëzimi penal për vendimin e fundit të qeverisë që fal gjobat me efekt 10-vjeçar, vetëm dy ditë para zgjedhjeve.
“Si mund të dalë Edi Rama dhe të firmosë një akt të tillë elektoral? Kjo është një vepër penale, sipas nenit 91 të Kodit Penal,” u shpreh Basha. “Është një përpjekje e dëshpëruar për të blerë vota me vendime kriminale. Qeveria me gjysmën e kabinetit në burg po shkel ligjin në mënyrë të hapur.”
Basha i bëri thirrje SPAK-ut të reagojë menjëherë: “SPAK duhet të veprojë një orë e më parë ndaj këtij akti. Kandidati ynë Rajmond Dervishi ka dorëzuar kallëzimin penal.”
Ai e krahasoi këtë skemë me premtimet e rreme të vitit 2013: “E mbani mend kur ju thonin që do legalizoheshin shtëpitë falas? Edi Rama sot po ndjek të njëjtën rrugë, me propagandë dhe mashtrim për të mbuluar krimin dhe dështimin.”
Sipas Bashës, ky është një akt i pastër elektoral që konfirmon frikën e qeverisë nga vota e qytetarëve: “Ky njeri nuk ka asnjë kufi moral, asnjë limit ligjor. Shqipëria nuk mund të drejtohet nga një njeri që tallet me qytetarët dhe përdor shtetin për të shpëtuar pushtetin.”
“E kemi çuar sot VKM-n në SPAK - Si mund të dalë Edi Rama, dy ditë para zgjedhjeve, të falë gjobat me efekt 10-vjeçar?! E para punës që është vepër penale, neni 91, nqs nuk gabohem; e dyta çfarë tregon ky, që shkon dhe na vizaton mandatet në Kuç, kur dy ditë përpara bën diçka të paimagjinueshme. Pak e ka njollën e korrupsionit me gjysmën e kabinetit në burg, si qeveria më e korruptuar nga 1912 dhe dy ditë përpara, pasi ka bërë gjithçka që ka patur në dorë për të shkatërruar opozitën, del dhe kalon, në shkelje flagrante të kodit penal këtë. Çfarë tregon kjo? Unë po them pjesën time, mqs nuk më pyetët, po bëj edhe pyetjen, edhe përgjigjen. Pjesa ime është kjo: Shqiptarë e mbani mend, kur ju tha, Enver Hoxha po të ngrihet nga varri, nuk do t’jua prishim shtëpitë, do t’jua legalizojmë të gjitha falas, e mbani mend? Ka kaluar pak kohë. Çfarë ju bëri? Edhe sot e kësaj dite, ju mban për fyti dhe jua shkatërroi shtëpitë, duke ju fut edhe gaz brenda, në orët e herta të mëngjesit- këtu në Tiranë, në mes të Tiranës, me fëmijët që flinin brenda, -kështu që vijini gishtin kokës, se ky çfarë bën para fushate, jo që nuk e plotëson, por shkon komplet në drejtim të kundërt.
Ndërkohë thirrja ime për SPAK-un është të veprojë një orë e më parë ndaj përgjegjësit politik për këtë akt kriminal, të kodit penal, nenit 91 nqs nuk gabohem, në veçanti që sot Koalicioni Euroatlantik, dhe konkretisht një nga kandidatët tanë për deputet, Rajmond Dervishi, ka depozituar zyrtarisht kallzim penal kundër këtij akti korruptiv” – tha Basha.

Shqipëria voton nën hijen e Trumpit
ide

Napoleoni u tregua revolucionar pa dashjen e tij


E djathta qytetare që ofron Lulzim Basha
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128