
Rama: Projekti i inceneratorit është i duhuri, por “më hëngrën dardha pas kurrizit”

Edi Rama vazhdon të pretendojë se projekti i inceneratorit është i duhur, edhe pse ato konsiderohen një mega aferë korruptive.
Sipas Ramës, fajet i kanë disa individë që kanë nxjerrë përfitimet e tyre, duke nënkuptuar pak a shumë shprehjen e tij të hershme se “i hanë dardha dhe kumbulla pas kurrizit.
Ndërkohë, edhe pse janë abuzuar me rreth 100 milionë euro, Rama vazhdon akoma të thotë se nuk ka paguar asnjë lekë për inceneratorin e Tiranës.
“Te inceratorët projekti është i duhuri, plani është legjitim dhe pikërisht pse brenda procesit të projektit ka pasur individë që kanë nxjerrë përfitimet e tyre, është dhe pjesa që ka të bëjë me korrupsionin.
Nuk është paguar asgjë për të bërë incenerator, për Tiranën flasim, 2 të tjerat nuk janë bërë me paratë e shtetit, janë bërë me të privatit.
Shteti në mënyrë periodike ka paguar për vite të tëra deri sa tani i ka marrë në pronësi”, u shpreh Rama në emisionin “Opinion”.

Shqipëria voton nën hijen e Trumpit
ide

Napoleoni u tregua revolucionar pa dashjen e tij


E djathta qytetare që ofron Lulzim Basha
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128