Gazetari për protestat e PD: Numër i reduktuar pjesëmarrësish, nuk kanë qëllime të qarta

I ftuar në News 24, gazetari Lavdërim Lita ka folur mbi protestën që do të mbajë opozita më 22 mars, duke theksuar se tubimet po e humbasin karakterin dhe qëllimin. Ai tha se protestat janë të nevojshme në demokraci, por duhet të caktohen objektiva të qarta.
“Ka shumë arsye për të protestuar dhe PD bën mirë që proteston, sepse protesta është kripa e demokracisë. Objektivat kanë qenë të ndryshëm: nisën me kërkesën për qeveri teknike dhe mendoj se protestat e fundit po reduktohen në një fushatë elektorale brenda PD, ku Berisha mban të karikuar militantët."-tha Lita.
Pjesëmarrja e qytetarëve në protesta është shumë më e ulët se numri i votave të marra nga Partia Demokratike. Megjithatë, Lita u shpreh optimist se fuqia e skandaleve mund të ndryshojë qeverinë.
“Qytetarët në protesta janë shumë më pak krahasuar me votat e PD. Protestat me molotov ishin më tërheqëse për t’u parë, edhe për ne gazetarët, sepse kishim më shumë për të komentuar. Nga pikëpamja politike, PS duket solide sepse ka numrat, por në thelb nuk ka një kërkesë të qartë as brenda PD-së për zgjedhje të parakohshme apo qeveri teknike. Ata mendojnë se mund të vazhdojnë gjatë duke shtyrë dosjet, si ajo e AKSHI-t. Fuqia e skandaleve nuk mund ta ndryshojë qeverisjen, është bërë një mpiksje. Zgjerimi i protestës duhet të vijë nga jashtë,” tha ai.
Po ndodh...
ide
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128