GJKKO rrëzon kërkesën e Belinda Ballukut për heqjen e pezullimit nga detyra

13 Mars 2026, 17:03 / POLITIKË ALFA PRESS

GJKKO rrëzon kërkesën e Belinda Ballukut për heqjen e

Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar (GJKKO) ka rrëzuar kërkesën e ish-zëvendëskryeministres dhe ish-ministres së Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku, për revokimin e menjëhershëm të masës së sigurimit personal që e pezullon nga ushtrimi i funksioneve publike.

Sipas një njoftimi zyrtar për mediat, Balluku paraqiti më 13 mars 2026 pranë gjykatës kërkesën për “revokimin e menjëhershëm të masës së sigurimit personal me karakter ndalues ‘pezullimi i ushtrimit të një detyre a shërbimi publik’”. Kjo masë ishte vendosur ndaj saj me vendimin nr. 118, datë 19 nëntor 2025, nga e njëjta gjykatë.

GJKKO rrëzon kërkesën e Belinda Ballukut për heqjen e

Në kërkesën e saj, Balluku kërkonte gjithashtu konstatimin e shuarjes ose rënies së kësaj mase sigurimi, e cila përfshin pezullimin nga funksionet e larta shtetërore si zëvendëskryeministre e Republikës së Shqipërisë dhe ministre e Infrastrukturës dhe Energjisë.

Pas shqyrtimit të çështjes, trupi gjykues i kryesuar nga gjyqtari Erjon Çela vendosi rrëzimin e kërkesës. Vendimi u mor në bazë të neneve 112, 260/1, 262/2 dhe 267 të Kodit të Procedurës Penale dhe mban numrin 229, datë 13 mars 2026.

 

Po ndodh...