
“Gratë na mbështesin më shumë se burrat”, Rama: Janë çelësi i suksesit për Shqipërinë 2030 në BE

Në një event të dedikuar grave dhe vajzave socialiste, Kryeministri Edi Rama ka theksuar rolin thelbësor të grave në rrugëtimin e Shqipërisë drejt Bashkimit Europian. Duke përdorur një gjuhë simbolike dhe emocionale, Rama deklaroi se “Shqipëria është grua, Europa është grua”, duke nënvizuar mbështetjen e madhe që gratë i japin Partisë Socialiste dhe vizionit të saj për të ardhmen.
Ai vlerësoi kontributin dhe sakrificat e grave, duke i cilësuar ato si çelësin e suksesit për Shqipërinë në rrugën drejt BE-së deri në vitin 2030.
Edi Rama: Të nderuara gra, vajza dhe nëna. Shqipëria është grua, Europa është grua. Gratë mbështesin PS-në më shumë sesa PD-në. PS ka me vete pjesën më sakrifikuese të popullit shqiptar. Unë këtë mbështetje nuk do e ndërroja kurrë me mbështetjen e pjesës tjetër, mbështetjen e burrave dhe djemve. Mbështetjen dhe të burrave e çmoj, por mes dy palëve, nuk ka diskutim që zgjedh nënat, bijat e motrat.

Vdekja, kjo Zonjë madhështore!
ide

Nuk u ndamë as kur shumëçka na ‘ndante’!

Zoti Basha, Demokratët, Kombi dhe ‘Partia Demokratike e Shqipërisë’!

top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128