Humbja në zgjedhjet e 11 majit/ Sali Berisha mbledh drejtuesit politik!

14 Maj 2025, 18:37 / POLITIKË ALFA PRESS

Humbja në zgjedhjet e 11 majit/ Sali Berisha mbledh drejtuesit politik!

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka njoftuar se sot do të mbledhë drejtuesit politik.

Mbledhja do të zhvillohet në orën 20:30 në selinë e Partisë Demokratike. Kjo mbledhje vjen vetëm tre ditë pas zgjedhjeve të 11 majit, ku PD pësoi një humbje të thellë përballë PS.

Në 12 qarqet e vendit, PD arriti të fitojë vetëm 3, Shkodër, Kukës dhe Lezhë. Ndërsa në total mori 50 mandate, kundrejt 83 të Partisë Socialiste.

Berisha ka kontestuar procesin zgjedhor, duke thënë se votat janë manipuluar, madje ai ka njoftuar edhe një protestë për në datën 16 maj.

 

Po ndodh...