Reali do të futet në merkato, por Perez nuk lejon revolucionin

14 Maj 2025, 18:00 / SPORT ALFA PRESS

Reali do të futet në merkato, por Perez nuk lejon revolucionin
Reali i Madridit nuk do ta ndryshojë agjendën e transferimeve këtë verë, pavarësisht humbjes në “El Clásico” dhe problemeve të mëdha të shfaqura gjatë sezonit. Klubi i bardhë po shqyrton forcimin e mbrojtjes ku i sigurt është afrimi i tij me Aleksandër-Arnold dhe ku pritet një qendërmbrojtës dhe një mbrojtës i majtë.

Ai është gjithashtu në kërkim të një mesfushori. Dhe asgjë tjetër nuk do të ketë revolucion në skuadër për sezonin e ardhshëm. Është e vërtetë që Reali dëshiron të përshpejtojë përforcimet në mbrojtje përpara Kupës së Botës për Klube, por është gjithashtu e vërtetë që të bardhët do të vazhdojnë t’i përmbahen parimit të tyre për të mos kryer marrëzi financiare. Për vite me radhë, Florentino Perez i ka dhënë rëndësi të barabartë aspektit ekonomik dhe atij sportiv, dhe ai nuk ka ndër mend ta thyejë këtë rregull edhe verën që vjen.

Siç qëndrojnë gjërat, Reali i Madridit nuk ka ndërmend të futet në luftë ofertash me klube të tjera, siç është rasti i Huijsen, i cili është një objektiv i Realit, por të cilin e dëshiron edhe gjysma e Premier Ligës. Çmimi i tij është rreth 58 milionë euro. Një çmim që Madridi e sheh si shumë të lartë. E njëjta gjë vlen dhe për sulmuesin Alvaro Karreras, për të cilin Benfika kërkon 50 milionë euro. Në rastin e mesfushorit, Zubimendi thuhet se është në prag të nënshkrimit për Arsenalin, dhe Reali është ende në kërkim të një mesfushori qendror, por nuk është një përparësi kryesore siç është mbrojtja.

Reali do të ndahet me lojtarë si Lukas dhe Vajeho, kontratat e të cilëve skadojnë më 30 qershor. Mbetet për t’u parë se çfarë do të ndodhë me Modriçin, i cili mund të rinovojë për një sezon tjetër, por me një ulje të konsiderueshme të pagës. Të tjerë lojtarë që mund të largohen janë është Alaba dhe Mendi ose Fran Garsia. Rodrigo është një kapitull më vete. Braziliani ka një bisedë në pritje me Ksabi Alonson për të vendosur të ardhmen e tij. Braziliani nuk e përjashton largimin nga Reali nëse sheh se nuk do të ketë një rol udhëheqës. Nëse ai largohet, Premier Liga është pas tij dhe Reali do të kërkonte rreth 100 milionë euro.

Po ndodh...