Përfundon numërimi i votave preferenciale në Pogradec! Atmosferë festive nga mbështetësit e fituesit socialist, Bledi Çomo: Do të jem përfaqësues i zërit tuaj!

14 Maj 2025, 17:54 / POLITIKË ALFA PRESS

Përfundon numërimi i votave preferenciale në Pogradec!
Ka përfunduar procesi i numërimit të votave preferenciale në bashkinë e Pogradecit, ku fitues është shpallur kandidati socialist Bledi Çomo, i cili ka siguruar 8399 vota, kundrejt kandidatit demokrat Gentian Çela i cili pason me 2880 vota.

Teksa numërimi i votave përfundoi mbështetësit e kandidatit socialist nisën brohorimat dhe duartrokitjet për fitoren e Bledi Çomos.

Bledi Çomo ka falënderuar pogradecarët dhe te gjithë ata qe e mbështetën ne nivel qarku, duke shtuar se qyteti i Pogradecit tashmë e ka zërin e tij në Kuvend.

Faleminderit të gjithë banorëve të Pogradecit, i love you Pogradeci dhe do të jem përfaqësuesi i zërit tuaj. Është rezultat i mrekullueshëm. Njerëzit kanë krijuar besim te PS për shkak të udhëheqjes së tyte po ashtu edhe një pune të mirë të strukturave të PS”, tha Bledi Çomo.

Po ndodh...

ide