
I arrestuan kandidatin me kokainë, reagon Lapaj: Pasi nuk më blen dot po më shantazhojnë, por unë nuk e lë popullin, vetëm po më vranë!

Adriatik Lapaj ka reaguar sërish pas lajmit se kandidati i Sarandës Ergys Isufi është kapur sot me një dozë kokainë në xhep nga Policia e këtij qyteti.
Lapaj para banorëve në Drenovicë të Beratit, tha se pasi nuk e joshën dot, filluan ta kërcënojnë, por sipas tij, është i pashantazhueshëm dhe se “nuk bëj pas, përvecse po më morët jetën”.
“Ka muaj që kur shteti, pasi nuk më joshi dot, pasi e pa që unë nuk pranoj pazar, filloi baltën, dhunën, kërcënimet, inskenimet, për të ndalur nevojën për ndryshim të popullit tonë.
Unë Adriatik Lapaj jam i pashantazhueshëm. Sikur të gjithë t’i kërcënonin, shtypni, kërcënoni, unë nuk bëj pas, përvecse po më morët jetën.”
Ndërsa kreu i Partisë Mundësia, Agron Shehaj, gjatë një takimi me qytetarët në Tiranë deklaroi se do t'i ofrojë Shqipërisë një qeveri të pakorruptuar. Shehaj ndër të tjera theksoi se nuk do të ketë asnjë mundësi që votat e Partisë Mundësia të vidhen, pasi do të monitorojnë tavolinat ku numërohen votat.
"Nuk ka asnjë mundësi që votat e Partisë Mundësia të vidhen. Kështu që mos dëgjoni mbështetësit e qeverisë së korruptuar. Thirrja ime e fundit është; ndryshimi kalon nëpërmjet votës. Pushteti është në dorën e secilit prej nesh, nuk është në dorën e tyre." - tha Shehaj.

ide
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128