Tym i zi nga oxhaku i Kapelës Sistine, mbyllet votimi i parë për zgjedhjen e Papës, nuk arrihet një konsensus

7 Maj 2025, 21:20 / BOTA ALFA PRESS

Tym i zi nga oxhaku i Kapelës Sistine, mbyllet votimi i parë për

133 kardinalë u mbyllën sot në konklavën në Kapelën Sistine, ku zhvilluan votimin e parë të fshehtë për zgjedhjen e Papës së 267-të të Kishës Katolike Romake, por pa një emër.

Nga oxhaku i i Kapelës Sistine u pa të dilte tymi i zi, i cili sinjalizon se nuk është arritur një konsensus mes kardinalëve për të zgjedhur Papën e ri.

Nëse tymi do të ishte i bardhë, do të nënkuptonte së kardinalët zgjodhën një Papë të ri, pas vdekjes së Papa Françeskut

Në Sheshin e Shën Pjetrit ishin mbledhur qindra besimtarë që prisnin të shihinin ngjyrën e tymit që del nga oxhaku.

Për t’u zgjedhur Papa, një kandidat duhet të sigurojë dy të tretat e votave.

Koha e zgjedhjes së Papës së ri mbetet e paqartë. Nga përvoja e mëparshme, Konklavat zakonisht zgjasin dy deri në tre ditë, por gjithçka do të varet nga shpejtësia e arritjes së konsensusit.

Nga 133 kardinalët me të drejtë vote, 53 janë europianë, por besohet se janë të përçarë. Aziatikët janë më të bashkuar, por janë vetëm 23. Ndërkohë, rreth 20 kardinalë konservatorë nuk kanë mjaftueshëm vota për të zgjedhur Papën, por mund të ndikojnë me mbështetjen e tyre.

Konklava ka gjithmonë një tërheqje të jashtëzakonshme për opinionin publik. Rregullat misterioze, kodet dhe simbolet e kësaj ngjarjeje të rrallë kanë frymëzuar edhe botën e kinemasë, që ka sjellë filma të paharrueshëm në ekran të madh.

Veçanërisht, veshjet simbolike të kardinalëve me 33 kopsa që përfaqësojnë vitet e jetës së Krishtit, dhe brezi i mëndafshtë që përkujton betimin e tyre për pastërti, janë bërë pjesë e kësaj magjie kinematografike.

 

Po ndodh...