“Ikni se ka Foltore Berisha”/ Policia dhunon dhe largon me forcë, Lapajn me protestuesit para Kryeministrisë

15 Dhjetor 2025, 17:02 / POLITIKË ALFA PRESS

“Ikni se ka Foltore Berisha”/  Policia dhunon dhe largon me

Ka nisur me përplasje dhe tensione protesta e organizuar nga Adriatik Lapaj para Kryeministrisë. Rreth orës 17.00, policia u ka kërkuar që të largohen pasi pak më vonë aty do të zhvillohej "Foltorja" e Berishës.

Pas refuzimit fillestar, policia ka përdorur dhunë duke mos e kursyer as Adriati Lapajn.

Protestuesit kanë kundërshtuar ndërhyrjen e policisë, duke pretenduar se janë jashtë gardhit, ndërkohë që njëri prej tyre pas dhunës policore ka thyer kēmbën. Ndihma e shpejtë mjekësore ka mbërritur urgjent, ndërkohë që më pas i pari Adriatik Lapaj i ndjekur nga të tjerët, janë zhvendosur te lulishtja në krah të parlamentit./Alfapress.al

VIDEO

Po ndodh...