Kosovë, sulmohet dhe kërcënohet me vdekje një e mitur në Mitrovicë të Veriut

15 Dhjetor 2025, 17:54 / KOSOVA ALFA PRESS

Kosovë, sulmohet dhe kërcënohet me vdekje një e mitur

Një incident i rëndë ka ndodhur mbrëmjen e së dielës në Mitrovicë të Veriut, ku një vajzë e mitur është sulmuar fizikisht dhe është kanosur me jetë nga një person i dyshuar, mëson Gazeta Sinjali.

Ngjarja ka ndodhur më 14 dhjetor 2025, rreth orës 18:30, në rrugën “Milan Shufllai”. Sipas informacioneve të para, viktima N.M., 17 vjeçare, derisa ishte duke shkuar tek shoqja e saj, është ndaluar nga i dyshuari, Dragutin Jaredic.

Burimet e besueshme të Sinjalit bëjnë të ditur se i dyshuari fillimisht i ka kërkuar viktimës që ta telefonojë të dashurën e tij, me qëllim që t’i thotë se “nuk kam asgjë”. Pas refuzimit të saj, situata ka eskaluar, ku i dyshuari dyshohet se e ka sulmuar fizikisht dhe e ka kanosur rëndë duke i thënë: “Do të të vras nëse nuk e telefonon të dashurën time”.

Si pasojë e sulmit, e mitura ka pranuar tretman mjekësor në Spitalin Rajonal Mitrovicë–Jug, me numër protokolli 31297.

Lidhur me rastin është njoftuar hetuesi kujdestar, i cili, në konsultim me prokurorin kujdestar të shtetit, ka iniciuar një rast penal për veprën “Lëndim i lehtë trupor”. Hetimet janë duke vijuar.

Po ndodh...