EMRI/ Ky është ish-evektivi i policisë që u gjet ti djegur brenda makinës në Llogara

15 Dhjetor 2025, 20:00 / AKTUALITET ALFA PRESS

EMRI/ Ky është ish-evektivi i policisë që u gjet ti djegur

Artjol Xhelo 32-vjeç, është ish-efektivi i cili u gjet i djegur brenda një makine, në Qafën e Llogarasë këtë të hënë.

Raportohet se Xhelo është nga Ura Vajgurore e Beratit dhe në vitin 2023 ka dhënë dorëheqjen nga strukturat e Policisë.

Ai u gjet i pajetë në sediljen e shoferit dhe paraprakisht dyshohet se ai i ka dhënë fund jetës, duke u lyer me benzinë dhe duke i vënë flakën vetes brenda mjetit.

Paraprakisht dyshohet se shkak për ngjarjen është bërë fakti se 32-vjeçari nuk po gjente dot një punë. Sipas raportimeve ai u kishte thënë familjarëve se nuk do kthehej në shtëpi nëse nuk do gjente punë sot.

Po ndodh...