Këshilltari i Berishës, Gjunkshi: Kur siguria kombëtare trajtohet si pronë familjare, atëherë shteti ka rënë
Këshilltari për Sigurinë në PD, Xhemal Gjunkshi, denoncon emërimin e Andrea Shllakut si zëvendësministër i Mbrojtjes, në një kohë kur Pirro Vengu është ministër, duke e cilësuar këtë si kapje familjare të sektorëve strategjikë të shtetit.
Sipas Gjunkshit, fakti që dy persona me lidhje familjare kanë kontrolluar më parë Portin e Durrësit dhe sot ndodhen në krye të mbrojtjes, bie ndesh me standardet e NATO-s dhe përbën rrezik për sigurinë kombëtare.
Ai akuzon se Pirro Vengu është promovuar politikisht nga Belinda Balluku dhe se skema e korrupsionit garantohet nga kryeministri Edi Rama.
“Nuk ka shpëtim për Shqipërinë pa largimin e këtij modeli të kapjes së shtetit,” shkruan Gjunkshi në postimin e tij.
Kur siguria kombëtare trajtohet si pronë familjare, atëherë shteti ka rënë.
Emërimi i Andrea Shllakut si zëvendësministër i Mbrojtjes, në një kohë kur Pirro Vengu është ministër i Mbrojtjes (dhe më parë drejtor i Portit të Durrësit), është kulmi i kapjes familjare të sektorëve strategjikë të shtetit shqiptar.
Dy persona, për të cilët media thotë se janë djem teze, sot janë në majë të piramidës së mbrojtjes, sigurisë, ndërsa dje kishin nën kontroll Portin e Durrësit. Port i cili është një nyje strategjike e NATO-s, EUROPOL-it, FBI-së dhe DEA-s.
Kjo nuk është thjesht nepotizëm.
Kjo është rrezik i drejtpërdrejtë për sigurinë kombëtare.
Protokollet e NATO-s dhe standardet euro-atlantike ndalojnë që anëtarë të së njëjtës familje të kontrollojnë njëkohësisht sektorë kritikë portualë, ajrorë dhe ushtarakë.
Në Shqipëri?
Shkelen me firmë qeverie.
Porti i Durrësit, aktiviteti operacional, kontratat, informacioni sensitiv, anti-kontrabanda, anti-trafiku, në duart e një familjeje.
Tani edhe Ministria e Mbrojtjes.
Kjo është arsyeja pse: institucionet heshtin, mediat urdhërohen të fshijnë lajme, SPAK arreston, por sistemi vazhdon dhe Shqipëria shihet si hallkë e dobët e sigurisë rajonale.
Por kjo histori nuk mbaron te Pirro Vengu. Pirro Vengu është njeriu i Belinda Balluku.
Është ajo që e ka promovuar, e ka shtyrë përpara dhe e ka mbrojtur politikisht, fillimisht në Portin e Durrësit dhe më pas në Ministrinë e Mbrojtjes.
Ai përfaqëson interesat e saj, jo interesin publik.
Sot Balluku është e pandehur nga SPAK dhe është e faktuar se ka qenë e përfshirë në afera korruptive me paratë e shqiptarëve.
Por askush të mos mashtrohet:
këto vepra nuk janë bërë me iniciativë personale.
Në këtë regjim, asnjë ministër nuk vjedh pa leje. Asnjë kontratë, asnjë emërim strategjik, asnjë grabitje dhjetëra milionëshe nuk ndodh pa bekimin e Edi Rama.
Prandaj skema është e qartë:
-Vengu është instrumenti
-Balluku është menaxherja politike e aferave
-Rama është garantuesi dhe mburoja e korrupsionit
Ky është modeli i kapjes së shtetit:
një grusht njerëzish, të lidhur me besnikëri politike dhe interesa korruptive, që kontrollojnë portet, mbrojtjen, energjinë dhe paratë publike.
Dhe nuk ka shpëtim për Shqipërinë pa larguar kokën e këtij sistemi, Edi Ramën.
Po ndodh...
Po vjen Republika e Re që shpalli Basha, përpara 10 vitesh!
ide
SHBA dhe Trump, firmosin ndëshkimin për Ramën dhe Berishën
"Dënim paraprak për Belinda Ballukun", përgjigje për Baton Haxhiun
Teatri që fsheh prapaskenën
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128
