Lajm i keq për Al Nassr, bllokohet merkato

Një pengesë e madhe ka dalë së fundi në skenë për Al Nassr. FIFA ka njoftuar të premten se klubit saudit i ndalohet të afrojë lojtarë të tjerë në skuadër. Sanksioni ka hyrë në fuqi menjëherë, ndërsa nuk është specifikuar se për sa sesione Al Nassr nuk do të ketë mundësi të kryejë nënshkrime të reja. Vlen të përmendet se klubi nga Riadi është sanksionuar edhe më parë në vitin 2023, duke u ndaluar me tre sesione merkatoje për parregullsi në transferimin e Ahmed Musa. Por në atë kohë zgjidhja ishte një gjobë prej 2 milionë eurosh.
Verën e kaluar, Al nassr nënshkroi me João Félix, Iñigo Martínez, Coman, Al Nasser, Camara, Al Jaber dhe Al Sharari, duke shpenzuar gati 105 milionë euro për këto transferime.
Al Nassr aktualisht po shijon një formë të mjaft të mirë, pasi po kryesojnë kampionatin me një rekord prej nëntë fitoresh në nëntë ndeshje, duke mbajtur një avantazh prej katër pikësh ndaj Al Hilal. Përveç sigurimit të pjesëmarrjes në playoff-et e Champions Elite 2, ata synojnë dopietën, pasi u eliminuan nga Copa del Rey dhe Superkupa Saudite.
Po ndodh...
Po vjen Republika e Re që shpalli Basha, përpara 10 vitesh!
ide
SHBA dhe Trump, firmosin ndëshkimin për Ramën dhe Berishën
"Dënim paraprak për Belinda Ballukun", përgjigje për Baton Haxhiun
Teatri që fsheh prapaskenën
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128



