Policia shoqëron aktivistët e Adriatik Lapajt që protestuan para Kryeministrisë

20 Dhjetor 2025, 15:08 / POLITIKË ALFA PRESS

Policia shoqëron aktivistët e Adriatik Lapajt që protestuan para

Policia e Tiranës ka shoqëruar 4 aktivisë të ‘”Shqipëria Bëhet” të Adriatik Lapajt pas protestës para Kryeministrisë.

Protesta nisi me tensione që në fillim pasi policia u përplas fizikisht me protestuesit duke i shtyrë pasi tentuan që të afrohen në godinën e Kryesisë së Kuvendit.

Protesta agravoi pasi policia tentoi që t’u heqë foninë dhe podiumin e ngritur, ku Adriatik Lapaj po mbante fjalim me thirrje që Edi Rama të largohet.

Po ndodh...

ide