Kordon pranë Policisë së Tiranës, molotovë drejt koshit të mbeturinave e stacionit të autobusit

22 Mars 2026, 20:27 / POLITIKË ALFA PRESS

Kordon pranë Policisë së Tiranës, molotovë drejt koshit

Uniformat blu kanë krijuar kordonin bllokues për protestuesit tek rruga pranë Policisë së Tiranës. Protestuesit ndërruan itinerarin e rrugës pas këtij bllokimi.

Ashtu siç u parashikua më herët, protestuesit kanë mbërritur tashmë tek zona e ish-Bllokut.

“Liri, demokraci”, ishin thirrjet e protestuesve.

Sakaq, “Vila 31”, është shmangur nga ana e tyre.

Një molotov është hedhur, por raportohet të jetë pranë një koshi mbeturinash dhe stacionit të autobusit, duke mos dëmtuar institucione.

Po ndodh...