Protesta e PD/ Ironizon Salianji: Lidershipi premtoi rrëzimin e Ramës, por pamë vetëm xhiro në bulevard

22 Mars 2026, 21:19 / POLITIKË ALFA PRESS

Protesta e PD/ Ironizon Salianji: Lidershipi premtoi rrëzimin e Ramës,

“Si gjithmonë lidershipi premtoi rrëzimin e Ramës, por prodhuan vetëm një xhiro në bulevard”, kështu është shprehur ish-deputeti I PD Ervin Salianji nëpërmjet një reagimi në platformën X, pas përfundimit të protestës së opozitës.

Gjithashtu Salianji nënvizon se në këtë mënyrë, Edi Rama jo vetëm që nuk rrëzohet por do të qëndrojë. Sakaq ai shton se ‘fajin për korrupsionin e ka kryeministri Rama dhe jo qytetarët, bizneset apo rrugët e Tiranës.

“Si gjithmonë lidershipi premtoi rrëzimin e Ramës, por prodhuan vetëm një xhiro në bulevard. Keshtu jo vetëm që nuk rrëzohet Edi Rama, por në fakt po e mbahet në këmbë. Fajin për korrupsionin e ka Rama dhe jo qytetarët, bizneset dhe rrugët e Tiranës!”, shprehet ai.

 

Po ndodh...