
Kryemadhi feston 51-vjetorin dhe lë mënjanë Metën nga falenderimi: Jeta ime ka qenë si ujëvarë...

Deputetja e Partisë së Lirisë, Monika Kryemadhi feston sot 51 vjetorin.
Ndryshe nga herët e tjera, kjo ditëlindje e gjeti atë në Tashkent të Uzbekistanit në Sesionin Plenar të Asamblesë Parlamentare të Unionit Ndërparlamentar.
Ajo që bie në sy në këtë video-falenderim është se Kryemadhi përjashton Ilir Metën dhe falenderon vetëm miqtë dhe fëmijët e saj.
“Të dashur miq ju falenderoj shumë për urimet dhe ju jam shumë mirënjohës në të gjithë rrugëtimin tim të politikës të miqësisë dhe të asaj që ju e keni bërë të bukur.
Jeta ime në këto 51 vjet ka qenë si kjo ujëvarë e rrëmbyer, e fortë e freskët por edhe e pastër, prandaj joi pa qëllim që sot dua tju falenderoj me këtë video”, dëgjohet të thotë Kryemadhi.
“Faleminderit Bora, Besar, Era që gjithmonë më ngrohni zemrën me mesazhet tuaja por dhe gjithmonë më sillni jo vetëm buzëqeshjen por gjithësinë e mirësisë në botë”, thotë deputetja, duke përjashtuar ish-bashkeshortin Ilir Meta.

E vërteta dhemb, hapini sytë!
ide

Pasqyra u ngrit. Por shumëkush nuk deshi të shihte

11 maji, referendumi për fundin e berishizmit

Zoti Berisha, mos jep dorëheqje se i duhesh Ramës edhe për 2029
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128