
“Ku është Hysa?! E hëngri bufi!”/ Rama në Kavajë: Të gjithë ata që treguan sinqeritet dhe njerëzillëk në parti i zhduku

Kryeministri Edi Rama ishte sot në Kavajë për takimin elektoral në prag të zgjedhjeve të 11 majit.
Rama theksoi se dy pikat që kanë mbështetur pa kushte PD-në Kavaja dhe Tropoja kanë pasur më pak investime nga qeveritë e Berishës.
Më tej Rama komentoi dhe primaret e PD-së, ku më të mirët sipas tij nuk janë në listat për deputetë.
Rama: Më i rëndësishmi në atë skuadër për ata që vazhdojnë të mendohen çfarë të bëjnë me 11 maj, është ai kryetari i PD-së në Kavajë që bëri një faj shumë të madh, fitoi primaret në gjithë Tiranën. Dhe duke fituar gjithë Tiranën, përfundoi në barkun e bufit, e hëngri. Bufi nuk do individë të lirë. Do skllevër. Nuk do qytete të bukura, do vendbanime që të jetojnë me hijen e tij.
Parafytyrojeni, mori mbështetje në disa pike, por 2 pika e kanë mbështetur symbyllur, Kavaja dhe Tropoja. Janë 2 pikat që kanë pasur më pak investime nga qeveria e bufit. Mendoni se është rastësi që e hëngri Hysën e shkretë? Është te barku bufit. Nuk është vetëm Hysa. Të gjithë që fituan se kishin një fytyrë të tyrin, sinqeritet të tyrin, njerëzillëk të tyrin, nuk janë në skuadrën e bufit. Nuk po them gjel e Peqinit, Dash Sulën.

E djathta mes pasqyrës së Berishës dhe Bashës!
ide
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128