Ish-lojtari i Realit: Pedri është mesfushori më i mirë në botë

6 Maj 2025, 17:38 / SPORT ALFA PRESS

Ish-lojtari i Realit: Pedri është mesfushori më i mirë

Ish-mesfushori i Real Madrid, Toni Kroos ka vlerësuar në maksimum lojtarin e Barcelonës, Pedrin.

Ai u shpreh se Pedri është mesfushori më i mirë në botë.

“Ai jo vetëm që shënon gola me peshë, por dhe u gjen zgjidhje situatave të vështira. Kam parë atë që po bën këtë sezon dhe nuk kam fjalë.

Ai bën rreth 11-12 driblime për ndeshje dhe kjo është detyra më e vështirë për një mesfushor. Unë mendoj se ai është mesfushori më i miri në botë”, ka theksuar Kroos.

 

Po ndodh...