
Borxhi publik rritet në tre muajt e parë të 2025

Borxhi publik shënoi rritje si në vlerë edhe në raport me PBB-në në tremujorin e parë sipas të dhënave zyrtare të Ministrisë së Financave.
Në janar-mars 2025 raporti i borxhit me PBB u rrit lehtë në 54,18 % nga 53,95 % në fund të 2024‑s, po duke mbetur shumë poshtë mesatarë se dekadës së fundit.
Pavarësisht në se PBB ndryshimi i lehtë Borxhi shënoi rritje të fortë në vlerë. Stoku i detyrimeve arriti në 1, 419 miliardë lekë ose 4,0% më shumë kundrejt tremujorit të fundit. Të dhënat tregojnë se stoku i borxhit u zgjerua me 540 milionë euro në janar-mars në krahasim me fundin e vitit.
Rritja e borxhit në tremujor është diktuar kryesisht nga financimet e huaja. Borxh i brendshëm arriti vlerën e 781 miliardë lekëve duke zënë 55 % të stokut me rënie ‑0,9 nga fundi i vitit. Borxhi jashtëm shënoi 638, 693 ose 45 % të totalit, duke u zgjeruar me 10 për qind në krahasim me fundin e vitit. Rritja e detyrimeve në monedhë të huaj rrit rrezikun nga luhatjet e kursit të këmbimit. I
Instrumentet afatshkurtra më pak se një vit zunë 13,4 % e portofolit të borxhit.
Pagesat për shlyerjen e borxhit arritën gjatë janar‑mars në 28,2 mld lekë, prej të cilave 17,9 mld lekë interesa.
Të dhënat më të detajuara tregojnë se rritja e borxhit publik në tremujorin e parë erdhi nga disbursimet e jashtme të tilla si Eurobondi dhe kredi shumëpalëshe). Rritja e huamarrjes së jashtme ekspozon financat publike ndaj luhatjeve të kursit dhe kushteve të tregjeve ndërkombëtare të kapitalit. Sakaq paqëndrueshmëria e yield‑eve globale mund të rrisë koston mesatare të portofolit kur instrumentet afatgjata të rinovohen.
Në 2024 borxhi publik arriti në 54,74% e PBB-së, me një rënie prej 2,7 pikësh në raport me vitin 2023. Ky ishte niveli më i ulët i borxhit publik në raport me PBB-së që nga viti 2008.
Ulja e borxhit vitin e kaluar nuk erdhi për shkak të një programi të planifikuar, por nga mosrealizimi i shpenzimeve buxhetore sipas planit. Paaftësia për të shpenzuar çoi në një konsolidim fiskal të detyruar.
Në vitin 2024, shpenzimet publike të vendit ishin rreth 28% të PBB-së, por në dekadën në vijim do të duhet të arrijnë mbi 38% të PBB-së, për shkak të nevojave më të larta për financimin e skemës së pensioneve dhe për financimet më të mëdha në sektorin e shëndetësisë, si pasojë e plakjes së popullsisë.
Stafi teknik i FMN-së projektoi rritje të shpenzimeve buxhetore, duke filluar nga viti 2026. Faktorët që do të ndikojnë më shumë janë shpenzimet për sigurime shoqërore, shpenzimet më të mëdha për mirëmbajtje dhe digjitalizim./Monitor.al

E djathta mes pasqyrës së Berishës dhe Bashës!
ide


Kolapsi moral dhe politik i PD-së

Nuk mund të serviret më si premtim, ajo ç’ka përbën detyrim
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128