Byrek me qepë dhe domate

1 Maj 2025, 08:32 / RECETA ALFA ALFA PRESS

Byrek me qepë dhe domate

Përbërësit:

4 gota miell
1 gotë ujë i vakët
1 gotë qumësht
1 lgj maja e thatë
1 lç kripë
1 kg qepë
1 kg domate
Vaj për skuqje
Nenexhik
Kripë, piper

Përgatitja:

Aktivizojmë majanë me një gotë ujë të vakët dhe një gotë qumësht të vakët. I përziejmë mirë dhe shtojmë miellin pak nga pak duke e punuar brumin derisa të bëhet elastik. E vendosim në një tas dhe e lëmë të pushojë për rreth 30-40 minuta. Pasi brumi të ketë ardhur, e punojmë pak për 30 sekonda sa t'i japim formë dhe e presim në 3 kulaçë të mëdhenj. Në një tigan të madh kaurdisim qepët e  grira me pak kripë. Pasi qepa të tretet shtojmë domatet, i lëmë të treten dhe rregullojmë shijen me kripë dhe erëza. Hapim petën e parë të madhe, vendosim mbushjen, hapim petën e dytë, shtrojmë mbyshje dhe e spërkasim me vaj. Hapim petën e tretë dhe mbulojmë anësoret me petën e parë. E spërkasim me vaj dhe e vendosim në furrë në temperaturën 200 gradë derisa byreku të piqet.