
Autobuzi përplaset me makinën në Kroaci, ndërrojnë jetë 2 persona, 31 të lënduar


Dy persona u vranë dhe 31 të tjerë u plagosën në një aksident të rëndë në orët e para të mëngjesit, konfirmoi Ministrja Kroate e Shëndetësisë Irena Hrstic në një konferencë për shtyp.
Një autobus dhe një makinë pasagjerësh u përplasën në autostradën A3 Bregana-Lipovac midis kryqëzimeve Popovaca dhe Kriz, rreth 60 km në juglindje të Zagrebit. Sipas policisë lokale, aksidenti rrugor ndodhi rreth orës 3:10 të mëngjesit.
Midis të plagosurve, 29 u shtruan në spital për shkak të plagëve të rënda. “Disa persona aktualisht po i nënshtrohen një ndërhyrjeje kirurgjikale, por asnjëri prej tyre nuk është në gjendje kërcënuese për jetën”, tha Hrstic.
Sistemi shëndetësor kroat është angazhuar plotësisht pas aksidentit dhe nëntë ekipe të shërbimit mjekësor të urgjencës janë dërguar në vendngjarje.
“Dëshirojmë t’u shprehim ngushëllimet tona më të thella familjeve të të ndjerëve dhe t’u urojmë shërim të shpejtë atyre që po marrin trajtim në spitalet tona”, tha Hrstic.

E djathta mes pasqyrës së Berishës dhe Bashës!
ide

Kolapsi moral dhe politik i PD-së

Nuk mund të serviret më si premtim, ajo ç’ka përbën detyrim

Ne dhe Sali Kulla
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128