Pse qëndron në krye të PD-së? Berisha: Nuk dua pushtet, po të kisha ambicie sot do isha Doktori më i pasur!

5 Maj 2025, 12:52 / POLITIKË ALFA PRESS

Pse qëndron në krye të PD-së? Berisha: Nuk dua pushtet, po

Gjatë një fjalimi në Mat, kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, deklaroi se nuk ka ambicie për pushtet apo pasuri, por nëse do kishte ambicie do ishte sot doktori më i pasur.

Berisha në Mat: Në 12 vite Edi Rama varfëroi shqiptarët si askush tjetër, rritën ccmimet si në asnjë vend tjetër, largoi shqiptarët nga Shqipëria. Ndaj jam sot këtu para jush të kërkoj nga ju matjanë dhe matjane, të ccdo force politike qofshi, vetëm 100 ditë provë, nuk kërkoj për pushtetin tim, ta ketë të qartë ccdo shqiptar, s’kam ambiecie për pushtet e para se po të kisha ambicie për para do të isha një nga mjekët më pasur. Kërkoj 100 ditë për të vendosur pensionin minimal 200 euro. Kërkoj vetëm 100 ditë për të shpalosur para ccdo shqiptari një mundësi të re, nuk do të ketë rrogë nën 500 euro, vendosim rrogën minimale 500 euro, do të kemi kartën e konsumatorit. Ulim në 7 lekë ccmimin e energjisë për qytetarët, do të përgjysmojmë tarifën e ujit të pijshëm. Do të vendosim në Shqipëri listën italiane të rimbursimit të ilaçeve. Na duhen vetëm 100 ditë të bëjmë realitet kontratën e firmosur me presidentin e Bashkimit të Pavarur të Sindikatave të Shqipërisë për minatorët, gjeologët, naftëtarët statusin etyre 100% sipas kontratës.

 

Po ndodh...