Zjarr në fshatin Mesul/ Shkrumbohet nga flakët kasollja dhe kafshët brenda saj, dëme të shumta materiale

5 Maj 2025, 15:05 / AKTUALITET ALFA PRESS

Zjarr në fshatin Mesul/ Shkrumbohet nga flakët kasollja dhe

Një zjarr ka përfshirë një barakë në fshatin Mesul të Pukës, njësia administrative Gjegjan, duke shkaktuar dëme të konsiderueshme materiale. Ngjarja ka ndodhur në orët e pasdites, kur flakët kanë përfshirë plotësisht objektin që shërbente si guzhinë verore dhe strehë për disa kafshë.

Si pasojë e zjarrit, janë djegur një lopë dhe dy dhi që ndodheshin brenda godinës, ndërsa pjesa që përdorej për gatim është shkatërruar plotësisht. Fatmirësisht, nuk ka pasur të lënduar në njerëz.

Falë ndërhyrjes në kohë të banorëve dhe zjarrfikësve, është bërë e mundur parandalimi i përhapjes së flakëve në dy banesat pranë barakës, duke shmangur një tragjedi më të madhe.

Autoritetet lokale po hetojnë shkakun e zjarrit, ndërsa dëmet materiale janë të konsiderueshme.

 

Po ndodh...