
Gjyqi me UEFA-n për ndeshjen me Rumaninë, CAS rrëzon kërkesën e Kosovës

Federata e Futbollit të Kosovës ka humbur gjyqin në CAS, që e kishte kundër vendimit të UEFA-s për ndeshjen me Rumaninë.
Gjykata e Arbitrazhit Sportiv ka publikuar vendimin në ditën e sotme. UEFA, përveç sanksioneve, i dha fitoren 3-0 në tavolinë Rumanisë.
“Paneli vuri në dukje se lojtarët e Kosovës refuzuan qartë të ndiqnin udhëzimet e gjyqtarit që të ktheheshin në fushë dhe të vazhdonin ndeshjen. Paneli vendosi që FFK-ja dhe federata rumune ishin përgjegjëse për mospërfundimin e ndeshjes. Ankesa e FFK-së hidhet poshtë dhe vendimi mbështetet”, shkruhej ndër të tjera për vendimin e marrë.
“Dardanët” braktisën ndeshjen në nëntorin e kaluar, pas thirrjeve raciste të tifozëve rumunë. Kapiteni Amir Rrahmani mori vendimin për të tërhequr ekipin nga fusha asokohe, pikërisht kur luhe minuta e 90-të e ndeshjes së vlefshme për Ligën e Kombeve.
UEFA po ashtu sanksionoi rumunët me gjobë të majme 128 mijë euro për thirrjet raciste. Ndërkohë që edhe u mor vendimi për t’i mbyllur stadiumin me një ndeshje.

E djathta mes pasqyrës së Berishës dhe Bashës!
ide


Kolapsi moral dhe politik i PD-së

Nuk mund të serviret më si premtim, ajo ç’ka përbën detyrim
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128