
Shqipëria, Bosnja dhe Mali i Zi me varësinë më të lartë të importeve të ushqimeve në Europë

Ushqimet zënë një pjesë të madhe në importet e Malit të Zi, Bosnjës, dhe Shqipërisë në raport me shtetet e tjera të Europës referojnë të dhënat e Bankës Botërore për vitin 2023.
Në Malin e Zi ushqimet zunë 24 për qind të importeve totale me 2023, në Bosnjë 16.3% dhe në Shqipëri 16.1%.
Në krahun tjetër shihet se Serbia ka peshën më të ulët të importit të ushqimeve në raport me importet totale me vetëm 5.8% më 2023 e ndjekur nga Sllovenia me 6.2%, Çekia me 6.3, Republika Sllovakë me 6.5% dhe Turqia me 6.8%.
Mali i Zi dhe Bosnja njihen për terrenet e tyre me sipërfaqe të mëdha me shkurre, duke e bërë të pamundur kultivimin e ushqimeve, teksa Shqipëria ka toka mjaftueshme për të prodhuar ushqim për banoret e saj, por një pjesë e madhe e sipërfaqes së punueshme është shndërruar në lëndinë.
Kjo varësi e lartë nga importet e ushqimeve e bën vendin tonë më të ndjeshëm ndaj krizave ndërkombëtare si luftërat, rritja e çmimeve të transportit apo ndryshimet klimatike që ndikojnë prodhimin global.
Vendi ynë ka potencial të konsiderueshëm bujqësor, por i nevojitet të rrisë investimet në këtë sektor për të ulur deficitin tregtar.
Institucionet financiare ndërkombëtarë rekomandojnë se për të reduktuar varësinë nga importet e ushqimeve nevojiten investime sidomos në modernizimin e i bujqësisë përmes teknologjisë dhe përmirësimeve në infrastrukturë.
Sugjerohen politika mbështetëse për prodhuesit vendas të tilla si subvencione, kredi të buta dhe trajnime për fermerët për të rritur prodhimin dhe cilësinë dhe një diversifikim më të gjerë të produkteve që prodhohen.
Të dhënat e brendshme nga INSTAT tregojnë se bujqësia ra për të katërtin vit radhazi me 2024. Prodhimi bujqësor ra me -1.1% vitin e kaluar nga -1.8 më 2023.
Në sektorin e bujqësisë ishin të punësuar 32.2 për qind të totalit të punonjësve. Që nga viti 2019 kontributi i bujqësisë në punësim erdhi më rënie me 4 pikë për qind.
Të dhëna më të detajuara tregojnë se, bujqësia është në trajektore rënëse kryesisht për shkak të zhvillimeve negative në fermat familjare dhe rënies së fortë të sektorit të blegtorisë.
Në dekadën e fundit numri i kafshëve për qumësht dhe mish gati është përgjysmuar prej falimentit të fermave të vogla.
Rënia e popullsisë në fshatra dhe plakja e saj ka bërë që fermat e vogla familjare me kafshë të shuhen. Për të njëjtat arsye ka rënë edhe prodhimi bujqësor në fushë.
Fermat familjare për vetë- konsum janë në faliment të vazhdueshëm nga pakësimi dhe plakja e popullsisë në fshat.
Prodhimi bujqësor po organizohet në formë biznesesh me sera për eksport. Për shkak të këtij tranzicioni tani fermerët që prodhonin për vetë-konsum janë kthyer në konsumatorë që nxisin rritjen e importeve të prodhimeve bujqësore nga jashtë./Monitor

E djathta mes pasqyrës së Berishës dhe Bashës!
ide


Kolapsi moral dhe politik i PD-së

Nuk mund të serviret më si premtim, ajo ç’ka përbën detyrim
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128